Lajme

Përgatitjet për realizimin e megaprojektit në Shtëpinë e Shëndetit, për qytetarët e komunës sonë

Në ambientet e Shtëpisë së shëndetit u bë prezantimi i projektit për renovimin e përgjithëshëm të objektit të Shtepisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Kryetari Komunës bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhe udhëheqësit e Shtëpisë së Shëndetit, projektuesit ia dhanë propozimet dhe sygjerimet, që ky projekt të marrë formën dhe pamjen sa më të mirë.

Përveç efikasitetit energjetik, do të renovohet gjithçka, duke filluar nga dyshemetë, muret, instalimet, hidro e termo-izolimet, dyert e dritaret, ngrohja, si dhe zgjidhje e pamje e re arkitektonike.

Gjithashtu, përmes këtij intervenimi, përveç përmirësimit të infrastrukturës, do të rregullohet dhe aspekti i organizimit të brendshëm, ku shërbimet do të rradhiten sipas logjikës funkisonale, ku pacienteve tanë, do t’u ofrohen kushte komode për një trajtim mjeksor më cilësor.

Duke vlerësuar rëndësinë kaq të madhe që e ka ky projekt, konsiderojmë që realizimi i këtij projekti ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet më të rëndësishme për Komunën e Preshevës, të cilin do t’a realizojmë me shumë përkushtim.

Projekti është inicuar që nga viti 2016 dhe është aprovuar nga Zyra për Investime Publike.