Për herë të parë, Kosova me 7 gra në pozita të larta udhëheqëse
Viti 2020, do të mbahet mend si viti kur për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, shtatë gra janë përzgjedhur në poste udhëheqëse.
Sot, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren dhe emëroi kabinetin e ri qeveritar.
Me 65 vota pro, kryetare e Kuvendit të Kosovës u zgjodh Vjosa Osmani. Ndërsa nënkryetare e këtij institucioni është Arbërie Nagavci.
Qeveria e re, e cila u votua me 66 vota pro do të ketë pesë ministre gra, të cilat janë si vijon:
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami
Ministre i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi
Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.