Lajme

Pamje mahnitëse nga stërvitjet e FSK-së me ushtrinë e amerikane në luftën kundër koronavirusit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka publikuar disa pamje të ushtrimeve kundër situatave me koronavirus nga Garda e Iowa-s dhe FSK-ja

Këto pamje janë publikuar sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku shihet puna e përbashkët e dy palëve.

“Partneriteti midis SHBA-së dhe FSK-së vazhdon të rritet pasi anëtarët, të cilët përfunduan trajnimin në mars dhe presin fluturime përsëri në Kosovë, vazhdojnë të punojnë në automjetet e ShBA-së dhe mbështesin përpjekjet e Gardës Kombëtare të Iowa-s për të reaguar ndaj COVID-19”, ka shkruar Ambasada përkrah videos.


Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA’së:

Partneriteti midis SHBA’së dhe FSK’së vazhdon të rritet pasi anëtarët, të cilët përfunduan trajnimin në Mars dhe presin fluturime përsëri në Kosovë, vazhdojnë të punojnë në automjetet e SHBA’së së dhe mbështesin përpjekjet e Gardës Kombëtare të Ioëa-s për të reaguar ndaj COVID-19. Ndërsa FSK vazhdon tranzicionin e tyre dhe zhvillon Gardën e tyre Kombëtare, mbështetja për autoritetet civile dhe operacionet e ndihmës humanitare do të jenë thelbësore. Shikojeni mekanikën nga Ioëa dhe FSK’ja, pasi ato zhvillojnë praktika të qëndrueshme ndërvepruese, besim në aftësitë e njëri-tjetrit dhe një miqësi të gjatë gjatë kësaj kohe sfiduese. #TogetherËeCan mposhtim COVID-19.