Magazina

Pejani në krye të prodhimit të Mercedes E-Class

Bekim Gashi nga komuna e Pejës po i mahnit drejtuesit e kompanisë së madhe prodhuese të makinave, Mercedes.

I lindur në fshatin Raushiq të Pejës, Gashi ka më shumë se dy dekada që jeton në Gjermani. Ai i ka mahnitur drejtuesit e Mercedes-Benz me punën dhe përkushtimin e tij. Ai tanimë është caktuar si trajner i modelit të ri E-Class që do fillojë të prodhohet shumë shpejt.

Faqja zyrtare e Mercedes ka postuar disa fotografi të tij, ku në secilën prej tyre ka dhënë një përshkrim të punës së përditshme të pejanit.

“Jam caktuar edhe si trajner i modelit të ri që fillon në të ardhmen e afërt, ku jam pëgjegjës per trajnimin e të gjithë punëtorëve në dy linitë e prodhimit në katër Grupe, si dhe për harmonizimin e punëve në stacione të ndryshme në të dy linitë”, ka thënë Gashi për EkonomiaOnline.

“Po jam mbikëqyrës i grupit si montues i shumë pjesëve që janë të cekura që më dallojnë si multi-talent në montim dhe kontrollim te kualitetit”.Montojmë nga karriqat e para, prapa, timonin, airbeg-in, pompa të ndryshme, gypa të frenuesve, si dhe furnizimit me dirivate dhe ato për ftohjen e motorit etj”.