PDSH do të mbajë Kuvendin e Shtatë Zgjedhor
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendror të PDSH-së në propozim të kryesisë së partisë është miratuar Vendimi për organizimin e Kuvendit të Shtatë Zgjedhor të PDSH-së. Prej sot PDSH ndodhet në proces zgjedhor në të gjitha nivelet.
Siç ka mësuar Ministria e Lajmeve Partia Demokratike Shqiptare në afat prej tre muaj duhet të përmbyll procesin zgjedhor në të gjitha nivelet. Në njoftimin zyrtarë të PDSh’s thuher se risi në këtë kuvend zgjedhorë është ndryshimi i statutit të partisë që fuqizon femrën Shqiptare Demokratike. Në kryesinë e radhës, pesë femra do të jenë të zgjedhura nga shumë më tepër kandidate që do të propozohen nga nëndegët e partisë.