Të fundit

Nxënësja, Maide Salihu promovon librin e saj “Gëzimet tona”

Me një promovim të veçantë në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës u promovua librim me përmbledhje të poezive me titull: “Gëzimet tona”, nga autorja Maida Salihu.

Maida Salihu është e lindur më 29.07.2010 në fshatin Shoshajë e Poshtme, komuna e Preshevës. Tashmë vijon mësimet në klasën e katërt në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe është nxënëse e shkëlqyeshme.

Propozimin e profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe Sadat Agushi, i cili m’i përcolli poezitë e Maidës, i lexova dhe nuk mendova dy herë nga dashuria që kam për rininë̈ dhe në veçanti kur shfaqen me talentin e tyre.

Përmbledhja me poezi “Gëzimet tona” është libri i saj i parë.

Ajo tregoi guximin, arsyeton suksesin e shkëlqyeshëm në shkollë, krenari për familjen, mësuesen në rend të parë.

Poezitë që tani janë para nesh, si: Kush tjetër, Mund të jetë, Veç̧ ti nënë, autorja përshkruan qenien më sublime në botë me emrin nënë, ndërkaq me poezinë.