PDSH: Asfaltimi i rrugës në B.L Çukarkë, është bërë për nevoja të qytetarëve
Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Çukarkë L=130 m dhe B=3.8 m
Rruga lokale në vendbanimin Çukarkë në gjatësi prej 130 m dhe gjërsi prej 3.8 m është asfaltuar për nevoja të qytetarëve e jo për arsyen e funksionit politik të ndonjë banori në këtë lagje. Tek e fundit, pse pushteti i mëparshëm nuk e asfaltoi?
Mbase kanë harruar pushtetarët e shkuar se në rrugën e Gjilanit jo vetëm trotuaret por edhe garazha i siguruan klientelës së tyre duke shembur edhe një pjesë të kodrës gurore madje dhe meremetim të objekteve të banimit përskaj rrugës.
Pastaj ndërtimin e restoraneve në gërshetimin e rugëve 15 Nëntori, Vëllezërit Frashëri dhe Qemal Shehu mu në rrugë e posaçërisht pikën lidhëse të tre rrugëve të më lartëpërmendura për nevoja gjithashtu klientelistesh e oligarkësh. Ka edhe më shumë projekte tjera të ngjajshme e që do të publikohen në vijimsi.
Kostoja e publikuar rreth 16 000,00 euro të shpenzuara në këtë projekt të rrugës lokale Çukarkë është më shumë se mashtrim për opinionin publik. Kostoja e saktë e këtij projekti është 1 192 360,00 dinarë ose 10 191,11 euro. Kostoja e projektit është fryrë për jo më pak se rreth 6 000,00 euro më shumë! Kujt i duhet ky mashtrim skandaloz?
Një gjë është edhe më interesante: punëkryesi në këtë projekt por edhe projekte tjera koston e një metri katror të asfaltit në trashësi prej 7 cm e ka të ofertuar dhe fakturuar në vlerën prej 1 320,00 dinarë për metër katror. Gjersa, punëkryesit e pushtetit të shkuar kanë fakturuar çmimin prej 2 400,00 dinarë për metër katror.
Lexuesit, le të konstatojnë se kush paska bastarduar e keqpërdorur buxhetin e taksapaguesëve të komunës Preshevë?
Prandaj, në 494 metër katror në këtë rrugë kostoja për metër katror të gjitha punëve të kryera ka arritur vlerën prej 20,46 euro.
Në pushtetin e shkuar, në një rrugë me pllaka betoni kostoja e rrugës me pllaka betoni trashësie prej 6 cm dhe gjitha punët e tjera është faturuar dhe paguar në vlerën prej 31 euro për metër katror nga pushteti i shkuar. Nga ana tjetër në një rrugë të asfaltuar në qytetin Preshevë ku vetëm shtresa e asfaltit prej 7 cm është paguar 2 400,00 dinarë për metër katror. Gjersa, të gjitha punët e kryera në një sipërfaqe të kësaj rruge prej 850,00 metër katror kanë kushtuar dhe janë paguar nga pushteti i shkuar në vlerën prej 30,15 euro për metër katror.
Tani, kur pushteti i tanishëm aktual paguan ndërtimin e rrugëve me shtresë asfalti rreth 20 euro për metër katror përfshi të gjitha punët tjera dhe pushteti i shkuar si për pllaka betoni në trashësi prej 6 cm por edhe për shtresë asfalti për të gjitha punët e kryera në një sipërfaqe rruge ka paguar rreth 30 euro për metër katror. Përfundimisht, pushteti i kaluar ka paguar rreth 10 euro për metër katror në ndërtimin e rrugëve më shumë se pushteti aktual. Kjo është një dëshmi e pamohueshme se kush na qenkan keqpërdoruesit e buxhetit të komunës Preshevë?
Shërbimi informativ i PDSH-së