Të fundit

Pas Hotit edhe Selmanaj del pozitiv me COVID-19

Pas kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, pozitiv me COVID-19 ka dalë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Selmanaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook:

“Të nderuar, Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.”.