Pasivizimi i adresave, Mustafi: Shqipëria dhe Kosova pa strategji për Luginën e Preshevës
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë bërë pasive rreth 6 mijë adresa. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, e konsideron këtë një veprim diskriminues dhe antikushtetues nga ana e qeverisë së Serbisë. Gjithashtu, ai kritikon Shqipërinë dhe Kosovën për mungesën e një strategjie në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare dhe disa intelektualëve janë diku rreth gjashtë mijë adresa të shqiptarëve që janë pasivizuar gjatë tërë këtyre viteve. E aq më tepër që ka goditur Komunën e Medvegjës, ku janë edhe më pak shqiptarë atje. Duke pasur parasysh që qeveria e Serbisë ka një plan konkret dhe ka një institucion, i cili merret gjatë gjithë kohës me Kosovën dhe kjo është Qendra Koordinuese për Kosovën, ku punojnë 96 persona.
Qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë nuk ka as plan veprimi, as strategji, as institucion, i cili është i dedikuar që të trajtojë çështjes e banorëve të Luginës së Preshevës. Ky është një hap i madh që për herë të parë hyn në linjë buxhetore edhe mbështetja ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por konsiderojmë që është i mangët përderisa nuk ka edhe një fond nga Republika e Shqipërisë”, u shpreh Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar./A2