LajmeTë fundit

Kryeministri Haradinaj përkujton Gjergj Kastriotin Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes së tij

Kryeministri Ramush Haradinaj, vendosi lule para monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioit, me rasitn e 551 vjetorin e vdekjes së tij.

“Nderojmë sot para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, 551 vjetorin e vdekjes. Njëkohësisht sot nderojmë të gjithë të rënët për liri, veçanërisht vëllëzërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin, dhe Kadri Zekën që po ashtu janë vrarë këtë ditë vite më përpara. Në mbrëmje e kemi një ngjarje, pra kushtuar këtyre dy përvjetorëve, përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe të heronjve tanë më të ri vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka”, tha ai.

Viti 2018 ka qenë Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut që është bërë në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.