Të fundit

Një afgan është arrestuar për kontrabandë me njerëz në kufirin afër Preshevës

Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë kanë arrestuar shtetasin e Afganistanit A. A. (1996), për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz.

Policët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë ndalur një grup prej 18 migrantësh të parregullt të dyshuar se udhëhiqen nga A. A. në fshatin Strezoc afër Preshevës, me kompensim monetar prej 50 euro për secilin migrant.

A. A. me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të paraqitet në prokurori.