Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen disa autobusë me kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci
Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin njëri nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje.
“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, tha shkurt ai.
Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.
Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.
Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë