KryesoreMaqedoni

Tsipras bën historinë: Kryeministri i pare grek që viziton Maqedoninë

Kjo është vizita e parë e ndonjë kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, për shkak të kontestit të tre dekadave për çështjen e emrit të vendit.

Viziten zyrtare në Maqedoni, kryeministri grek Tsipras e ka filluar me takim me nikoqirin e tij, kryeministrin Zoran Zaev.

Tsipras bën historinë: Kryeministri i pare grek që viziton Maqedoninë.

Pas takimit të dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Vizita e Tsipras’it nga mediat e të dy vendeve vlerësohet si historike dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë nga televizionet kombëtare të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut./