Lajme

Pas heqjes së taksës nga Kurti, vjen edhe reagimi i Molliqajt

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të kryeminsitrit të Ksovoës, Albin Kurti, për heqje të pjesshme të taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Kurti ka vendosur të largojë taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovniës me datën 15 mars, ndërsa ka thënë se me 1 prill do të alrgojë tërësisht atë në një periudhë 90 ditore.

“Për të ardhur në pushtet, Kurti dhe VV-ja e zhveshën vetën nga çdo parim e projekt politik. Hoqën dorë nga çdo kauzë mbi të cilën u ndërtuan e nga çdo premtim madhor që e kishin bërë. Por s’mjaftoi ardhja në pushtet”, ka thënë Molliqaj.

Tash Kurti don që ta mbajë pushtetin me çdo kusht. E për ta mbajtur pushtetin, ka filluar ta zhveshë Kosovën nga çfarëdo pozicioni i drejtë e i volitshëm negociues”, shtoi ai.

Molliqaj thotë se Kurti po e heqë taksën ndaj Serbië për shkak se frikësohet se do humbasë pozitën e liderit të ekzekutivit.

“Kurti po e heq taksën ndaj Serbisë, jo sepse ka projekt të vetin përmes të cilit do ta zgjidhë problemin në mes Kosovës e Serbisë. Sepse nga projektet e tij tashmë është zhveshur. Kurti po e heqë taksën veç për shkak të presionit që po i bëhet karriges së tij të Kryeministrit”, shprehet ai.

Kurti po e heq taksën – kërkesë kjo që vjen nga Serbia – jo për të zbatuar një plan alternativ; jo për të vendosur reciprocitetin që e premtoi; as për të zhvilluar një dialog të ri, në baza të reja e me plan të ri. Kurti po e heq taksën sepse i është nënshtruar tërësisht projektit të vjetër negociues me Serbinë; sepse i është nënshtruar çfarëdo projekti që i ofrohet e që ia ruan pushtetin”

Molliqaj thotë se Kurti është bërë pjesë e projektit të presidentin, Hashim Thaçi, dhe se po i shkon pas atij.

“Sot po e shohim se si ai edhe luftën me Thaçin, nuk e kishte pasur kurrë si luftë kundër projektit të tij, por si luftë për të zënë vendin e tij – por që në fund përfundoi duke i shkuar prapa i zhytur tërësisht në projektin e Thaçit”

“Gjithçka qenka në pazar për Kurtin – ashtu siç ishte edhe për të tjerët para tij. E vetmja gjë e rëndësishme për të mbeti imazhi. Imazhi i një politikani gjoja ndryshe nga të tjerët. Prandaj krejt çka do të bëjë Kurti janë simbolikat që e ruajnë imazhin e tij, dhe kompromiset e dëmshme që ia ruajnë pushtetin”, përfundoi ai.

“Tash Kurti don që ta mbajë pushtetin me çdo kusht. E për ta mbajtur pushtetin, ka filluar ta zhveshë Kosovën nga çfarëdo pozicioni i drejtë e i volitshëm negociues”, shtoi ai.