Pas arrestimit të tifozëve çekë, Policia shton kontrollin rreth stadiumit
Gjatë mbrëmjes së kaluar Polcia e Kosovës ka arrestuar tetë persona nga Çekia.
“Gjatë kontrollimit në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim “Nema predaje”, 6 thika, 2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe një dron”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Ndërsa sot në një prononcim të shkurtër për KosovaPress, zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka theksuar se nuk ka asnjë person të arrestuar gjatë ditë së sotme, por që kontrolli rreth stadiumit është shtuar.
“Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes që luhet sot në Prishtinë, policia ka filluar implementimin e planit operativ. Në kuadër të planit operativ, njësitet policore po kryejn detyrat e tyre. Kontrolli normalisht që është shtuar”, tha Ahmeti.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.