Paniku nga tërmeti/ Mijëra banorë mbushin Sheshin “Nënë Tereza” (Fotot)
Në Tiranë është rikthyer paniku. Lëkundja e fundit sizmike me magnitudë 4.5 i shkallës rihter që goditi vendin rreth orës 21:53 minuta, ka bërë që njerëzit të dynden në rrugë.
Edhe pse epiqendra e tërmetit ishte në Hamallaj të Durrësit, mijëra banorë të kryeqytetit kanë braktisur shtëpitë dhe janë dyndur në rrugë.
Siç shihet nga fotot që sjell Gazeta SHQIP, shumica e njerëzve janë vendosur në sheshin Nënë Tereza.
Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) shkruan se në 73 orët e fundit Deti Adriatik është goditur nga 43 tërmete.