Shqipëri

Topalli: Po të isha në krye të opozitës do bashkëpunoja me qeverinë

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë një interviste televizive, Topalli është shprehur se nëse do të ishte krytarja e opozitës do të bashkëpunonte me qeverinë në këtë situatë, pa e përdorur për pushtet.

Po ashtu, Topalli ka rrëfyer se çfarë do kishte bërë ndryshe për menaxhimin e situatës së COVID-19.

“Bashkëpunimi shumë i rëndësishëm, kur është fjalë për jetën dhe mbijetesës, sigurisht që aty nuk ka vend për të bërë politik. Në këtë aspekt do kisha ofruar bashkëpunim, duke kërkuar edhe masat të reja më të forta, jo duke e përdorur COVID-19 për karrigen e pushtet. Nuk do rri e heshtur, do flas për secilin nga ato. Do shkoja lagje më lagje, kafe më kafe, dhe do iu isha lutur që të respektonin masat, nuk do lejoja që tregjet të ishin ashtu, por do kisha punuar që tregjet të kishin standarde”, tha Topalli./ opinion.al/ministrialajmeve.com