Pacolli konfirmon se i është lëshuar leja për aterim: Po ndihem i pasigurt në vendin tim
Deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se i është lëshuar leja për të ateruar në Aeroportin Ndëkombëtar “Adem Jashari”.
Pacolli ka shkruar në Facebook se nuk ka pasur nevojë për inskenim lidhur me lejen e aterimit.
“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për “kërcënime”, ka shkruar ai.
Pacolli është shprehur se “gjithë kjo me bën të ndihem i pasigurt në vendin tim”. /gazetaexpress