Pacolli dhe Ahmeti përkrahin unifikimin e shqiptarëve të Luginës
Pas arritjes së unitetit të faktorit politik shqiptar të Luginës së Preshevës për të garuar me një listë në zgjedhjet parlamentare, përkraja ndaj këti akti unifikues po arrinë jo vetëm nga Shqipëria dhe faktori ndërkombëtar por edhe nga Republika e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli në emër të Qeverisë së Kosovës ka përshëndetur bashkimin e forcave politike të Luginës. Ai në një postim në Twitter ka shkruar:
“E përgëzoj punën e Ministrit Cakaj për unifikimin e liderëve politik të Luginës së Preshevës. Kosova i mbështet unifikimin e shqiptarve në Serbi dhe ballafaqimin e tzre me sfidat duke vepruar me një zë. Shqiptarët në Serbi janë minoriteti më i diskriminuar në Evropë”
Gjithashtu sot edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar: “Më erdhi shumë mirë që partitë shqiptare në Luginë qenkan bërë bashkë rreth një platforme. Kjo për herë të parë. Përgëzime për Gent Cakaj për rolin në këtë iniciativë. Shpresoj që shpejt vjen koha në Serbi kur koalicionet të jenë ideologjike pa marr parasysh nacionalitetin”
Më herët, përkrahje të parezervë unifikimit të politikës shqiptare të Luginës i erdhi edhe nga Krzeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Nënkrzetari i LDK-së Lutfi Hziri, etj.