FutbollSporti

(VIDEO) Muriqi shënon dhe ndëshkohet me të kuq

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka vazhduar me gola dhe paraqitje të mira me klubin turk, Fenerbahcen.

Sulmuesi prizrenas shënoi një gol të bukur me një goditje të fortë brenda zonës për të vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Megjithatë, Muriqi ishte pafat pas golit, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë apo të kuqin pas një topi të larguar në tentim për të vonuar ndeshjen.

Ndeshja Fenerbahce – Gaziantep, e vlefshme për javën e 18-të në Superligën e Turqis u mbyll 2-0 për verdh e kaltërit.