Lajme

Pacolli deklarohet: Nuk kam kërkuar të ketë dallim në rastin tim

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tashmë ka ateruar në Prishtinë dhe gjendet në aeroport.

Ai në prononcim për media ka thënë se do të zbatoj çdo masë apo vedim që vijnë nga institucionet përkatëse.

“Unë jam qytetar i rëndomtë sit ë gjithë ju e të tjerët dhe deria unë e dua vendin tim unë i nënshtrohem të gjitha masave të cilat janë ndërmarrë”.

Sa i përket se a do të shkoj në karantinë ai tha se nuk e di ende çfarë vendimi do merret.
“Nuk e di. Kam ardhë herën e parë me aeroplan timin. Këto procedura janë të reja për mua, cka do ndodhë më tutje nuk e di. Unë nuk rezistoj, absolutisht zbatoj masat që janë ndërmarrë për qytetarët të merrene dhe për mua. Nuk lejoj të ketë diferencime”.
Ai komentoi edhe deklaratat e Sfeçlës e Kurtit.
“Jam kënaqë duke lexu, por një nuk më ka pëlqy, deklarata e Sfeclës e cila ka qenë e transmetuar në të gjitha tv ballkanike. Thirrja e Kurtit nuk më ka pëlqy, ai më ka bë thirrje me dalë në përballje, ai me policë, unë nuk jam kriminel. Ditët e fundit këto kushtëzime që janë bë kanë ndiku në edukimin tim politik të mëtutjeshëm”.