Lajme

Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit në seancën e sotme

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë. 

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit do të propozojnë edhe personin që do të emërohet kryeparlamentar në legjislaturën e re, pasi që janë parti e parë e dalë nga zgjedhjet.

Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të emërohet Glauk Konjufca.

Pra Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në, ndërsa pas një marrëveshje mes partnerëve Konjufca kalon në postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.