Osmani takon Macronin në Spanjë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Liderëve Evropianë në Granada të Spanjës.
Osmani ka ndarë disa pamje të fillimit të këtij takimi nëpërmjet një postimi në “Instagram”.
“Nga takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, ka shkruar shkurtazi ajo.
Ajo nuk ka njoftuar se çfarë është diskutuar në këtë takim me Macronin, megjithatë në paraqitjet e saj para shtypit në këtë samit, ajo ka kërkuar nga liderët evropianë ndihmë për të siguruar kufirin me Serbinë.