Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës
Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës, kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Jashmte, Bujar Osmani, transmeton TV21. Osmani tha se bëhet fjalë për gabim të Komisionit Evropian, i cili është përmirësuar ndërsa theksoi se përkundrazi po tentohet që të implementohet “one stop shop” nëpër pikat kufitare me Kosovën, që mos të krijohen kolona të gjata dhe qytetarët të qarkullojnë lirshëm.
“Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër institucionet e KE-së sepse do të rishikohet sepse është kontradiktore me politikat e BE-së. Ne në kuadër të Procesit të Berlinit vetëm se nënshkruam marrëveshje për qarkullim mes 6 vendeve anëtare vetëm me letërnjoftim në rajon, kështu që trendi është i kundërti me vendosjen e vizeve”, tha mes tjerash Osmani.