Lajme

Osmani i quan raciste deklaratat e BE-së: Të sigurohemi që Ura e Ibrit të jetë e hapur përherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në asnjë takim që ka pasur me përfaqësuesit e ShBA-së nuk i është thënë se janë kundër hapjes së Urës, madje siç ka thënë ajo, ky shtet e mbështet atë.

Mirëpo, Osmani ka theksuar se hapja e urës duhet të bëhet në bashkëpunim me aleatët, “në momentin më të volitshëm”.

Ajo ka kërkuar që plani i zbatimit të bëhet në bazë të vlerësimeve të institucioneve të Kosovës dhe aleatëve të saj, teksa ka theksuar se paqja dhe siguria e shtetit mbrohet edhe nga institucionet por fuqishëm edhe nga ShBA-ja.

“SHBA-ja asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, ka theksuar Osmani gjatë vizitës në Komunën e Vitisë.

Osmani, ka thënë se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani.

Sa i për ketë deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Osmani ka thënë se nuk i komenton se ato janë raciste. Presidentja Osmani, ka thënë se për hapjen e urës nuk pyetet Serbia, “njëjtë nuk e bën as Stano kur i kalon urat e shtetit të tij”./ EO