Lajme

Një viktimë dhe 137 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 869 mostra, prej të cilëve rezultojnë 137 raste positive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes pozitiv me Covid-191 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).

Kurse numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes./KP