Të fundit

Nuk ka më vonesa! Fillon zgjerimi i kufirit Preshevë – Tabanoc

Në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë po vijojnë punimet për zgjerimin e kësaj pike kufitare, gjegjësisht shtimin e korsive.

Kjo po ndodhë për përballimin e fluksit të madh të turistëve, në pikun e sezonit veror. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se po punohet intensivisht në këtë pikë kufitare.

“Për momentin po punohet në përmirësimin infrastrukturor, gjegjësisht zgjerimin e vendkalimeve kufitare, para se gjithash të vendkalimit kufitar “Tabanoc”, të gjitha mundësitë që janë në dispozicion janë ndërmarrë sipas konkluzioneve të Qeverisë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, duke u përgjigjur në pyetjen se sa jemi të gatshëm të mos ketë ngecje të mëdha në vendkalimin kufitar “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”.

Ai po ashtu shtoi se bashkë me MPB të Serbisë po punohet edhe për përpunimin e një softueri, i cili do të mundësojë, gjegjësisht do ta shkurtojë afatin kohor të kalimit dhe kontrollit në vendkalimin kufitar.

“Po përgatitemi maksimalisht edhe për në ‘Tabanoc’ dhe për ‘Bogorodicë’, por edhe në aeroportin ndërkombëtar që të gjithë së bashku të kontribuojmë që turmat të jenë më të vogla”, theksoi Spasovski.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për zvogëlimin e kolonave në kufij është anëtarëimi në BE. “Nuk ka zgjidhje më të mirë për qytetarët nga ajo që të mos ketë kufij”, theksoi Spasovski.