Të fundit

Raporti fundit: Në Preshevë janë vaksinuar 5325 persona

Në Preshevë janë vaksinuar 5325 persona. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shtëpisë shëndetit Driton Salihu. Sipas Salihut dje 101 persona janë vaksinuar me dozën e dytë nga kompania Sinofarm dhe 1 person është vaksinuar me dozën e parë Sputnik V vaksina antiCovid.
Statistika nga Vaksinimi AntiCovid në Preshevë:

Sinofarm:
1850 persona me dozën e parë
1588 persona me dozën e dytë

Pfizer:
787 persona me dozën e parë
417 persona me dozën e dytë

AstraZeneca:
600 persona me dozën e parë

Gamaleya Sputnik V:
28 persona me dozën e parë