Nuk ka fitues në sfidën mes Totenhamit dhe Man. Junajtedit
Pa fitues por me dy gola, mbyllen 90 minutat e derbit në stadiumin e Totenhamit, ku “Spurs”-at dhe “Djajtë e Kuq” arkëtuan nga një pikë.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me sulmuesin 22-vjeçar, Steven Bergëijn, i cili në janar u ble me kërkesë të Hoze Mourinjos erdhi nga PSV dhe shënoi në minutën e 27’ për 1-0.
“Djajtë e Kuq” u përgjigjën në pjesën e dytë, kur Bruno Fernandes nga pika e bardhë, në minutën e 81’, shënoi për 1-1 që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Kjo pikë nuk i shkon përshtati as Tottenhamit që synon Ligën Europa dhe e as Junajtedi që objektiv ka një vend në Ligën e Kampionëve.