BoksSporti

Ja kur pritet të fillojë super-meçi mes Wilder dhe Ortiz

Padyshim se do të jetë njëri nga meçet më interesante të këtij viti në kategorinë e rëndë.

Fjala është për super-përballjen mes Deontay Wilder dhe Luis Ortiz, që do të zhvillohet sonte pas mesnate, gjegjësisht në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, shkruan GazetaBlic.

Qyteti mikpritës do të jetë Las Vegasi, kurse arena e duelit titullohet “Grand”.

Ora e përafërt raportohet të jetë mes 3 dhe 4 të mëngjesit, varësisht nga përfundimi i dueleve paraprake.

Gjithsesi, ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual, andaj mos ndryshoni destinacion informimi.