Kryesore

Nuk i ndalë Covid-19: Mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur sot në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se vetëm sot përmes aeroportit të Prishtinës kanë arritur mbi 9 mijë bashkatdhetarë.

Abrashi u shpreh se ardhja e bashkatdhetarëve është lajm i mirë për ekonominë.

“Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale. Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash”, shkruan Abrashi.

Sipas Abrashit, situata sa i përket zbatimit të masave anti-COVID janë nën kontroll.

“Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, shprehet Abrashi.

Postimi i plotë:

Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.
Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash.
Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese.