Lajme

Kurti prezanton anëtarësimin e ri në VV, Mustafë Bajramin

Mustafë Bajrami është anëtari më i ri në Lëvizje Vetëvendosje, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti në një postim në Facebook.

“Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja”, ka shkruar ai.