Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja mes PVD-së, PDSh-së, LPD-së dhe UDSh-së për zgjedhjet parlamentare në Serbi

Është nënshkruar marrëveshja mes disa partive shqiptare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 Dhjetorit që do të mbahen në Serbi, raporton Ministria e Lajmeve

Sipas informacioneve që ka siguruar redaksia jonë, marrëveshja për listën e përbashkët të subjekteve shqiptare është nënshkruar nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar

Siç është njoftuar Ministria e Lajmeve, bartës i listës do të jetë kryetari i PVD-së Shaip Kamberi, kandidati i dytë do të jetë nga radhët e PDSh-së dhe kështu do të pasohen nga LPD dhe UDSh