Norvegjia me 1 trilion dollarë rezerva shtetërore
Vlera e rezervave shtetërore të Norvegjisë është rritur në shumë rekorde prej 10 trilionë krumash ose 1 trilion dollarë. Rekordi u arrit pas rritjes së stoqeve globale dhe fuqizimit të euros dhe dollarit gjatë javës së shkuar.
Shuma rekorde u sigurua për shkak të ndryshimeve strategjike të qeverisë në mënyrën e përballimit të rrezikut nga ngrohja globale dhe planin e propozuar për investime në Shtetet e Bashkuara, transmeton DW. I krijuar në vitin 1996 për të ruajtur fitimet e karburantit për gjeneratat e ardhshme, shuma e fondit është rritur gati tri herë më shumë sesa të hyrat vjetore të Norvegjisë.
Në një ndarje të thjeshtë, në çfarëdo krize që do të pësonte Norvegjia, secilit burrë, grua dhe fëmijë në këtë shtet, do t’i takonin nga 200 mijë dollarë. I njohur si fondi i naftës, që menaxhohet pjesërisht nga Banka Qendrore e Norvegjisë, investon gati 70 përqind të fondit në tregjet globale.
Në muajin gusht, Banka Qendrore propozoi që më shumë se 100 miliardë dollarë të tërhiqeshin nga tregjet evropiane dhe të investoheshin në tregjet e stoqeve në Shtetet e Bashkuara, por i duhet disa vjet për të kompletuar investimin.