FutbollSporti

KF Lugina mposhtë ekipin Čelik nga Belo Polje me rezultat 3:2.

KF Lugina mbetet e pamposhtur edhe pas xhiros së 9-të në kuadër të Ligës Rajonale së rrethit të Pqinjës. Ajo kësaj rradhe e mposhti ekipin Čelik nga Belo Polje, me rezultat të ngushtë 3:2. Golashënues për ekipin e Luginës ishin Fuad Sinani, Urim Aliu dhe Sulejman Jashari.

Në ndeshjen e rradhës KF Lugina
për kundërshtar do të ketë ekipin Pavlovac, e cila do të zhvillohet më 3 Nëntor 2019 në Pavlovac.

Lufta për vendin e parë vazhdon ku edhe më tej pozitën e parë e mban OFK Alakince me 22 pikë të tubuara, ndjekur nga ekipi i Tërnocit me 19 pikë, ndërsa në vendin e tretë mbetet përsëri KF Lugina me 18 pikë të tubuara.