Njoftim mbi restriksionin në rrjetin e ndriçimit publik
Komuna e Preshevës përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se do të reduktohet orari i ndriçimit publik në tërë territorin e komunës përcjell Ministria Lajmeve.
Njoftimi i plotë :
Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës!
Nisur nga nevoja sigurimit të mjeteve financiare për realizimin e mbështetjes financiare për pjesëmarrje në përballimin e dëmeve të shkaktuara gjatë situatës së jashtëzakonshme, ndaj bizneseve lokale të komunës sonë, Komuna e Preshevës ka ndërmarrë hapin e shkurtimit të orarit në rrjetin e ndriçimit publik në tërë territorin e Komunës sonë.
Nisur nga fakti që gjatë orëve të natës, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe orës policore, ku qarkullimi i qytetarëve është rreptësisht i ndaluar, reduktimi i orarit të punës së rrjetit të ndriçimit publik, do të mundësojë kursimin e mjeteve financiare.
Me këtë rast, mjetet financiare që do të kursehen nga restriksioni i ndriçimit publik, do të përdoren për financimin e pakove financiare mbështetëse të Komunës së Preshevës. (komuna e Preshevës)