FutbollSporti

Një tjetër superyll nga Bundesliga i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Talenti kosovar pjesë e Hannoverit, Florent Muslija i është bashkuar Përfaqësues së Kosovës në futboll.

Muslija është takuar me kryetarin e Agim Ademin, në praninë e të cilit ka nënshkruar edhe konfirmimin.

Ai do t’i bashkohet “Dardanëve” nga shtatori.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e Gjermanisë ka shënuar një gola në pesë ndeshje.