Të fundit

Një qytetar nga Bujanoci i infektuar me COVID-19

Një rast me COVID-19 është regjistruar në Komunën e Bujanocit, bëhet fjalë për një 53 vjeçar nga ky qytet. Ai është në gjendje stabile dhe është shtruar në repartin e infektivës në Spitalit e Vranjës, ka deklaruar dr Lela Jovanoviq, raporton Bujanovacke, përcjell Ministria e Lajmeve

Në mëngjesin e së premtes në Shtëpinë e Shëndetit Bujanoc është regjistruar një rast me COVID-19.
Shërbimi i Sëmundjeve Infektive do të marrë të gjitha masat e nevojshme. Vendbanimi i pacientit do të dezinfektohet, dhe personat me të cilët është kontaktuar janë izoluar në përputhje me procedurën e përcaktuar nga shërbimi kompetent infektologjik i spitalit të Vranjës. Kjo është gjithçka që mund të them në këtë moment – deklaroi Dr. Lela Jovanoviç për Bujanovacke, përcjell Ministria e Lajmeve.