Të fundit

Mustafa: Realizimi i mësimit në largësi ‘SHKEL e SHKO’

Ish-Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa përmes një publikimi në FB ka reaguar në lidhje me realizimin e mësimit në largësi, të cilin e ka quajtur ‘realizim shkel e shko’, përcjell Ministria Lajmeve.

Ai ka kritikuar organizatorët duke thënë se “nuk të lejon ndërgjegja e të mos reagosh, leksionet mësimore të intepretuara nga mësuesit tanë janë absolut të shkëlqyera.

Por, mundi i tyre është përbuzës, nga fakti se intepretimet e tyre janë të shoqëruara me nivel shumë të lartë zhurme. Ndjekja e këtyre mësimeve në largësi më shumë iriton ndjekësin se sa pasuron me dije e shkencë”. shkroi Mustafa, raporton Ministria e Lajmeve.

Postimi i plotë i z.Mustafa pa ndërhyrje:

Të dashur nxënës e nxënëse të shkollimit fillor e të mesëm në komunën Preshevë. Duke ndjekur me kujdes organizimin e mësimit në largësi, përmes Televizioneve lokale në Preshevë e Bujanoc, nuk të lejon ndërgjegja e të mos reagosh. Leksionet mësimore të intepretuara nga mësuesit tanë janë absolut të shkëlqyera. Por, mundi i tyre është përbuzës, nga fakti se intepretimet e tyre janë të shoqëruara me nivel shumë të lartë zhurme. Ndjekja e këtyre mësimeve në largësi më shumë iriton ndjekësin se sa pasuron me dije e shkencë.

Nga ana tjetër, televizioni lokal RTV Aldi në Preshevë edhe përkundër asaj se mundohet në formë volontere t’u del në ndihmë fëmijve shqiptar edhe ky televizion po pëson trauma në imazhin e tij. Kjo, nga fakti se video inçizimet iu janë sjellë nga jashtë e të realizuars shkel e shko.
Pse duhet punë shkel e shko për shqiptarët. Pse vet shqiptarët të pranojnë punë shkel e shko vetëm e vetëm për t’iu përgjigjur ministrisë së arsimit në Beograd se sikur edhe ne jemi të kyçur për këto rrethana Covid-19 në sistemin e mësimit në largësi. Prandaj, ftoj fuqinë intelektuale në Preshevë e Bujanoc të ngriten akoma më fuqishëm kundër këtij diskriminiimi shtetror të shtetit serb ndaj shqiptarëve. Ndërkohë, Pushteti Lokal në Preshevë është vendosur si duket në izolim të hekurt duke keqpërdor të drejtën e vetkarantinit. Kjo, është në rregull në aspektin fizik por jo edhe atij funksional e institucional. Në këtë drejtim ftoj gjith arsimdashësit në komunën Preshevë përfshi mësimdhënësit, prindërit e nxënësit kundër këtij diskriminimi të pa parë edhe nga ky Pushtet Lokal tërsisht i brishtë, i padijshëm, i padinjitetshëm e plotësisht i pafytyrë e supermashtrues. Për tejkalim të kësaj gjendja propozoj që të merren masat si vijon: tê organizohet mësimi në distancë përmes dy televizioneve lokale për shkollimin fillor ku inçizimet do të realizoheshin në studiot e tyre, të organizohen platforma interneti në google për nxënësit e shkollave të mesme, sepse dy televizionet nuk arrijnë të përfshijnë në kohë reale edhe programet e shkollave të mesme. Për realizimin e kësaj, të angazhohen: Biblioteka, Shtëpia e Kulturës, Enti parashkollor dhe dy shkollat e mesme në Preshevë. Për gjith këtë, shtabi për situata të jashtëzakonshme të qëndroj në krye të detyrës. Ku është strukur Këshilli Komunal i cili ndër resorët e tjerë ka edhe ate të arsimit, ku është kryesia e Kuvendit Komunal dhe kryetari i tij, apo janë të zënë në gjumin pranveror. Këto institucione kanë për detyrë që nga paraja publike e prindërve të po këtyre nxënësve fillor e të mesëm të ndahen masa adekuate buxhetore me qëllim realizimi të programeve shkollore edhe në këto kushte Pandemie Covid 19. Është e pafalshme për këtë Pushtet Lokal se si po sillet në këto kushte ndaj pjesës më të ndijshme të kombit tonë, nxënēsve të shkollimit fillor e të mesëm, që kanë ngelur jashtë kujdesit nga shteti serb, Pushtetit Lokal madje edhe nga dy shtetet amë Kosova e Shqipëria. Në fund dua t’i përgëzoj, gjith mësuesit e ciklit të ulët që po mbajnë komunikimin me nxënësit e tyre përmes ndërmjetësuesëve- prindërve duke përdor ato mjete elektronike që kanë në disponim vetëm e vetëm të realizojnē programet e tyre shkollore dhe për t’i mbajtur nxënësit nën angazhim të vazhdueshëm. RM #mësoni nga shtëpia. Mos dilni !