Lajme

Një qytetar i Shqipërisë kapet me 18 kg kokainë në pikën doganore të Malin të Zi

Sipas policisë malazeze, “në pikën doganore midis Malit të Zi dhe Kroacisë, në Debeli Breg, të enjten në mëngjes është arrestuar shtetasi shqiptar A.H. 34 vjeç, i cili drejtonte një makinë me targa franceze, në të cilën u gjetën 18 pako me lëndë pluhur të bardhë, e dyshuar si kokainë. Çdo pako përmbante një kilogram drogë”.

Drejtoria e Policisë malazeze, bën të ditur se” pakot e dyshuara si kokainë ishin fshehur në një vend të posaçëm nën sedilen e makinës”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

Duke pasur parasysh se Mali i Zi dhe Shqipëria bëjnë pjesë në rrugën ballkanike, e cila kalon drejtë BE-së, trafiku i drogës përbën një problem të theksuar të këtyre vendeve.