Lajme

Një i arrestuar në Leposaviq, dyshohet se hyri ilegalisht dhe kontrabandoi barna nga Serbia

Një person me inicialet G.P. është ndaluar në mbrëmjen e së enjtes në fshatin Bistricë të Leposaviqit nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë.

Gjatë kontrollit të veturës, siç ka bërë të ditur Policia, është vënë re se ka qenë i ngarkuar me medikamente mjekësore që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Rasti është iniciuar si kalim i paautorizimeve i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra.

Policia ka thënë se në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të merren të gjitha veprimet e mëtutjeshme.