Lajme

Nga nesër fillon matja e shpejtësisë në autostrada me sistem të ri 

Matja e shpejtësisë mesatare në të gjitha autostradat në Serbi do të fillojë të premten (29 korrik) me një sistem të zgjeruar dhe të përmirësuar, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell presheva.con
Në fazën e parë të këtij projekti, të cilin Administrata e Policisë Rrugore po e realizon në bashkëpunim me JP “Rrugët e Serbisë” dhe Drejtorinë për Masat dhe Metalet e Çmuara, është planifikuar që shpejtësia mesatare të matet në rreth 50 pika nëpër vend.

-“Me ndihmën e këtij sistemi do të krijohen kushte për përmirësim shtesë të sigurisë në komunikacion”. Në pesë vitet e fundit mesatarisht 40 përdorues të rrugës kanë humbur jetën në vit në aksidente trafiku që kanë ndodhur në autostrada dhe shkaku më i shpeshtë i aksidenteve ka qenë ngasja me shpejtësi të papërshtatshme”, thuhet në deklaratë.

Përveç matjes së shpejtësisë, me anë të këtij sistemi do të mund të përcaktohet nëse shoferi dhe pasagjerët në automjet përdorin rripin e sigurimit, si dhe nëse shoferi përdor celularin në mënyrë të paligjshme gjatë drejtimit të automjetit.

MPB-ja rikujton se në periudhën në vijim kontrolli i shpejtësisë do të vazhdojë me ndihmën e radarëve dhe interceptorëve të dorës.