Një 11 vjeçar u godit nga një veturë në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc
Një fëmijë i moshës 11 vjeçar, morri plagë të rënda pasi u godit nga një makinë derisa po kalonte rrugën kryesore në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, konfirmohet nga Drejtoria policore e Vranjës, shkruan “Bujanovacke”.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00h të Mërkurën, 11 Dhjetor, kur një veturë Opel Astra me targa VR, nën drejtmin e një qytetari nga Bujanoci I lindur më 1993, goditi të dëmtuarin.
Fëmija i dëmtuar fillimisht u transportua për në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, pas së cilës u transferua në Vranjë dhe më pas në Nish.
Policia thotë se shoferi nuk u ndalua për mbajtje pas hetimeve.