LajmeTë fundit

Molliqaj: Të gatshëm t`i japim LDK-së postin e kryeministrit të ardhshëm

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka treguar se partia, pjesë e të cilës është ai vet, nuk do të hezitonte që postin e kryeministrit t’ia jep Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse mes këtyre dy partive do të kishte një koalicion.

Lidhja Demokratike e Kosovës disa herë ka insistuar se po te këtë ndonjë marrëveshje ndërmjet partive opozitare dëshiron ta ketë postin e kryeministrit.

“Edhe jemi dakord pse jo për këtë. Ateherë cili është kuptimi që mos të kemi marrëveshje të opozitës nëse të gjithë po duan zgjedhje, nëse të gjitha po duan ta rrëzojnë pushtetin. Nëse s`kemi marrëveshje elektorati i ynë do të na ndëshkoj sepse është kijuar fryma për zgjedhje të reja, qoftë PSD LDK VV Aletrantivën”, thotë ai.

Dardan Molliqaj përveç një gjuhe të përbashkët me partitë opozitare për kauzën pëë rrëzimin e Qeverisë, ka vlerësuar se duhet të ketë një koalicion parazgjedhor. Sipas tij nëse LDK e se bënë këtë do të gaboj rëndë.

“Gabim i tyre sipas medimit tim. A është më e rëndësishme që të rrëzohet qeveria apo këmbëngulja në pozicione jo efikase. Një vit kemi pasur një strategji opozitare LDK e VV e që është pa asnjë rezultat.” – ka shtuar ai.