Nis renovimi i çerdhës së fëmijëve “Naim Frashëri” në Bujanoc
Hapësirat e Çerdhes së Fëmijëve, paralelja në gjuhën shqipe që gjendet në Sh.F ”Naim Frashëri” në Bujanoc së shpejti do të marrë pamje të re, ngase sot ka filluar renovimi i saj.
Punimet përfshijnë rregullimin e dyshemes, dyerve të brendshme, gëlqerosjen e brendshme, nyjet sanitare, si dhe punë të ndryshme në inventaret brenda hapësirave.
Punët do t’i kryejë kompania ”Saba Bellça”, kurse punimet do të kushtojnë 2.967.900,00 pa TVSh.




