Nis gjykimi ndaj Sami Lushtakut për krim të organizuar dhe vepra tjera penale
Ka filluar të premten gjykimi ndaj Sami Lushtakut, Sheremet Jashari, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Fatmir Mjaku e Bajram Dibrani në rastin ku të njëjtit po akuzohen për krim të akuzuar dhe pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale.
Gjykimi ndaj të njëjtëve filloi pas dy dështimeve paraprake, raporton “ Betimi për Drejtësi”.
Për shkak të mungesës së të akuzuarve Lushtaku dhe Mjeku kishte dështuar të mbahet edhe seanca e 5 qershorit të këtij viti.
Mirëpo, në mungesë të avokatit Nasuf Hasani, mbrojtës i autorizuar i të akuzuarit Skender Tahiri seanca është ndërprerë dhe e njëjta pritet të vazhdojë pas 15 minutave deri sa i njëjti të paraqitet në gjykatore.
Përndryshe në këtë seancë është i pranishëm është i akuzuari Lushtaku dhe të gjithë të tjerët së bashku me mbrojtësit e tyre.
Për të akuzuarit Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e dëshmitarëve ishte veçuar procedura.
Për këtë pjesë, bashkë me gjashtë të akuzuarit do të gjykohen edhe Sami Lushtaku dhe Ismet Haxha, të cilët gjithashtu do të gjykohen edhe për pjesën tjetër të aktakuzës, që ka të bëjë me arratisjen nga QKUK-ja.
Për pikat 16, 17 dhe 18 të aktakuzës, Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, ngarkohen me veprat penale “pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare”, “frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “pjesëmarrja në grup të organizuar kriminal”.
Në këtë rast së bashku me të njëjtit ishin akuzuar edhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Mergim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Yll Blakaj, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zena, Mervete Hasani Lushtaku, Agim Ukaj, Ismail Dibrani, Sami Gjoka, Nexhib Shatri.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 prill të vitit 2018, kishte refuzuar kërkesat e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me arsyetimin se kishte vërtetuar se nuk ka parashkrim të veprës penale dhe se mbrojtja nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për t’i aprovuar ato.