Lajme

Policia e Kosovës konfiskon 3600 kg speca të kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri të Kosovës.

Patrullat policore gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, të premten në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar speca me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’. Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu”, thuhet në njoftim.