KryesoreOpinione

Ngjela kundër minishengen: Rama lolo që po përdoret nga Serbia, rrezikon të mos jetë më kryeministër

Avokati Spartak Ngjela u bashkohet zërave kritikë ndaj nismës ndaj minishengenit ballkanik.

Në këtë nismë, Ngjela e konsideroi Edi Ramën një kryeministër lolo që po përdoret nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një kohë që ky i fundit po armatoset për të sulmuar Kosovën.

Shiko videon

VIDEO

Spartak Ngjela: “Si e ka tregtinë me Serbinë? Nuk e dimë. Kush janë ekspertët që kanë treguar se fiton apo humbet Shqipëria nga një hapje e tillë? Dhe më e rëndësishme është që Kosova nuk pranoi. Kosova kishte të drejtën e saj. Por si komentoni kryeministrin që thotë se Kosova gaboi kur Serbia nuk e njeh Kosovën. Po të mos të njohë është gjendje lufte, çfarë Shengeni do ketë me Kosovën? Që të hyjë si të dojë dhe të krijojë tension dhe destabilizime në Kosovë dhe Shqipëri. Këtë kërkojnë ata. Ky kryeministër, më mirë ta trajtojmë si lolo sesa si të poshtër. Unë po e trajtoj si lolo, si lolo kryeministër. Pse konsiderohet i tillë? Sepse Serbia po armatoset. Nga kush trembet? Por jo vetëm Serbia po armatoset, politika amerikane po kërkon të armatosë Kosovën. Kush është ky? Lolo kryeministër. Ç’është ky Shengen që bën ky kur këta përgatiten për luftë? Kosova përgatitet për mbrojtje. Pse armatoset Serbia? Është lolo kryeministër që nuk shikon këtë por thotë do bëj Shengen.”

Avokati u shpreh se fakti që Kosova e sheh si të dëmshme minishengenin rrezikon Ramën si kryeminsitër, duke mos përjashtuar mundësinë që parlamenti kosovar ta shpallë non grata.

Spartak Ngjela: “Në këtë Shengen nuk hyn Kosova. Dhe fakti që Kosova e shikon si të dëmshme për të, ky rrezikon si kryeministër. Ka marrë fund. Rrezikohet për të qenë kryeministër. Nëse Kosova e nxjerr non grata, nëse Parlamenti i Kosovës bën rezolutë kundër tij nuk mund të jetë më kryeministër. Për çfarë e duam si kryeministër? Për broçkulla, një njeri pa zyrë që bredh mbas tërmetit. Ka të drejtë ta bëjë Kosova këtë, të shikojmë çfarë do bëjë mazhoranca. Nëse e kupton dhe bën sikur nuk e kupton do të dëmtohet shumë PS.”