Bota

Sllovenia “fiton” luftën me Covid-19, dy ditë pa asnjë të infektuar

Sllovenia ka shënuar një tjetër ditë pa asnjë të infektuar me koronavirus.

Të dielën u testuan 616 persona dhe asnjë prej tyre nuk rezultoi pozitivë në COVID-19, përcjell të hënën agjencia STA. Njëjtë, edhe të shtunën nuk pati raste të reja.

Në Slloveni deri më tash janë regjistruar 1.439 raste me koronavirus, ndërkohë kanë vdekur 97 veta.

Deri më tash, në këtë vend janë kryer 56.116 teste. Rasti i parë me COVID-19 në Slloveni është regjistruar më 4 mars.