Lajme

Ngjarje e rëndë, polici i Kosovës dyshohet se vrau veten para stacionit policor

Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje.Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së sotme ndërsa polici siç mëson KALLXO.com është i nacionalitet shqiptar.

KALLXO.com mëson nga burimet brenda policisë në Gjilan se polici dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer para stacionit policor në Ranillug.

Tutje KALLXO.com mëson se aktin polici e ka kryer me armë zyrtare.
Në lidhje me këtë rast KALLXO.com po pret edhe përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.